Kallëzim penal kundër një ish-kryetari të Komunës, ka keqpërdorur mjetet finaciare

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një ish-kryetari të Komunës, ka keqpërdorur mjetet finaciare

Më: 19 shkurt 2026 Në ora: 18:36
Ilustrim

Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (29 vjeçar) nga Rosomani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës.

Në mënyrë të paligjshme janë përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme rreth 500.000 denarë, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat