MPJ ka ndarë 60 milionë denarë për harxhimet për evakuimin e qytetarëve të bllokuar në Lindjen e Mesme

Maqedonia

MPJ ka ndarë 60 milionë denarë për harxhimet për evakuimin e qytetarëve të bllokuar në Lindjen e Mesme

Më: 4 mars 2026 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se ka filluar procedurë prokurimi publik për organizimin e fluturimeve çarter për evakuimin e qytetarëve të RMV-së që ndodhen në zonat e prekura të Lindjes së Mesme.

Për këtë qëllim janë siguruar 60 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

"Duke marrë parasysh urgjencën dhe faktin se situata e sigurisë aktualisht po ndryshon, procedura do të zbatohet në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, me zbatimin e afateve të shkurtuara të parashikuara për situata të tilla. Për zbatimin e këtij shërbimi janë siguruar fonde në vlerë deri në 60 milionë denarë, të parashikuara në Buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Në varësi të numrit përfundimtar të qytetarëve të regjistruar dhe numrit të fluturimeve çarter që do të realizohen, është e mundur që të përdoret vetëm një pjesë e shumës së planifikuar", informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Më parë, Ministria informoi se deri më tani 632 qytetarë të RMV-së kanë kërkuar evakuim. Disa prej tyre do të kthehen në vend me fluturime çarter, ndërsa disa me avionë qeveritarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat