Privohet nga liria hajni i Kumanovës i dënuar me 5 vjet burg

Maqedonia

Privohet nga liria hajni i Kumanovës i dënuar me 5 vjet burg

Më: 6 mars 2026 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Sot, në orën 05.00 në mëngjes, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e arrestuan F.J. (42) nga Kumanova.

Ai ishte dënuar me pesë vjet burg për kryerje të veprës penale “grabitje” sipas nenit 237 të Kodit Penal.

Ndërsa kërkohej me urdhërarrest që të vuajë katër vjet e shtatë muaj nga dënimi i shqiptuar.

Personi u shoqërua në Institucionin Korrektues-Përmirësues Burgu Idrizovë që të vuajë dënimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat