Kasami flet për takimin me Kurtin: Jemi marrë vesh që VLEN-i të ketë dy bashkëkryetarë

Maqedonia

Kasami flet për takimin me Kurtin: Jemi marrë vesh që VLEN-i të ketë dy bashkëkryetarë

Më: 11 mars 2026 Në ora: 16:37
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur në lidhje me çështjen e shkrirjes së VLEN-it në një parti. Ai tha se në takimin e fundit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, është arritur dakordësi që VLEN-i të ketë dy kryetarë, dy nënkryetarë dhe sekretar të përgjithshëm.

"Edhe para kryeministrit të Kosovës, kishim dakordësi që VLEN-i duhet të bëhet një parti. Kishim dakordësi paraprak edhe për strukturën e VLEN-it, formën e vendimmarrjes, përcaktimet programore dhe çështje të cilat kanë të bëjnë me konceptin dhe orientimin e subjektit të ri. Ka mbetur që Alternativa këto vendime t'i kalojë në organet e partisë dhe të vazhdojë procesi formal i ngritjes së strukturave të përbashkëta të VLEN-it".

"Kemi dakordësi paraprake që lidershipi të jetë me dy bashkëkryetar, dy nënkryetar, sekretar të përgjithshëm dhe pjesa tjetër organizative. Po ashtu kemi dakordësi që ndarja e strukturës së organeve të partisë të jetë 5 nga 20 përqind. Pasi të marrim vendim do të ngrihen organet që do të detajojnë këtë për të cilën jemi marrë vesh", tha Kasami.

Në lidhje me qëndrimin e Arben Fetait, i cili sot reagoi publikisht pasi u la jashtë VLEN-it, Kasami tha se partia e re do të jetë gjithëpërfshirëse dhe i bëri thirrje Fetait që të qëndrojë në VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat