Arrestohet 26 vjeçari nga Kumanova, në shtëpin tij u gjenden lloje të ndryshme drogash

Maqedonia

Arrestohet 26 vjeçari nga Kumanova, në shtëpin tij u gjenden lloje të ndryshme drogash

Më: 15 mars 2026 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dje një 26-vjeçar nga Kumanova, pasi gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij janë gjetur lloje të ndryshme të drogave.

“Dje (14.03.2026) nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh. (26) nga Kumanova.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të realizuar me urdhër gjykate, ishin gjetur marihuanë, kokainë, amfetaminë, tableta ekstazi, një peshore digjitale dhe kartëmonedha.

Personi është shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat