VLEN-i po bëhet një parti: AlternAtivA autorizon Bekim Salin për shkrirjen e organeve partiake!

Maqedonia

VLEN-i po bëhet një parti: AlternAtivA autorizon Bekim Salin për shkrirjen e organeve partiake!

Më: 18 mars 2026 Në ora: 22:16
Bekim Sali

Sot, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror, AlternAtivA ka autorizuar kryetarin e saj, Bekim Sali, për të shkrirë organet partiake dhe për të udhëhequr bisedimet për krijimin e koalicionit politik VLEN si një parti.

Raportohet se në strukturën e re të VLEN-it, Bekim Sali pritet të mbajë pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.

Ndërsa kryetarë do të jenë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Kjo lëvizje tregon një konsolidim të forcave politike shqiptare në vend dhe përgatitje të koalicionit për sfidat e ardhshme zgjedhore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat