Organizuan luftë me qenë në Kumanovë, ndalohen gjashtë persona

Maqedonia

Organizuan luftë me qenë në Kumanovë, ndalohen gjashtë persona

Më: 24 mars 2026 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë ndaluar nga policia për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës, njoftoi sot Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë.

"Zyrtarët e policisë nga SPB Kumanovë ndaluan S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38), të gjithë nga rajoni i Tetovës.

Si dhe S.A. (40) nga fshati Çerkez, rajoni i Kumanovës, dhe N.M. (62) nga Gostivari për organizimin e një përleshje me qen në zonën e Kumanovës.

"Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse", thonë nga SPB Kumanovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat