Arjanit Hoxha nga BDI sfidon VLEN-in: Hajdeni të shkojmë në zgjedhje

Maqedonia

Arjanit Hoxha nga BDI sfidon VLEN-in: Hajdeni të shkojmë në zgjedhje

Më: 29 mars 2026 Në ora: 10:41
Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha

Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, ka reaguar ndaj sondazheve të publikuara së fundmi për rejtingun e partive politike, duke vënë në dyshim besueshmërinë e tyre dhe duke sfiduar drejtpërdrejt koalicionin VLEN.

Përmes një reagimi publik, Hoxha thekson se nuk dëshiron t’ua prishë entuziazmin nga rezultatet e sondazheve, por ka një kërkesë konkrete për ta: të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pa dashur t’ua prishim entuziazmin nga sondazhet e publikuara sot për rejtingun e partive politike, ja një kërkesë konkrete për VLEN-in: nëse vërtet jeni kaq mirë sa ju nxjerr agjencia që ka marrë tender nga qeveria juaj, atëherë hajdeni të shkojmë në zgjedhje sa më parë,” – ka deklaruar Hoxha.

Ai më tej ka ngritur dyshime për lidhjet e agjencive të sondazheve me pushtetin dhe me VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se vlerësimi real duhet të vijë nga qytetarët.

“Në vend që t’ju vlerësojë agjencia e afërt me VMRO-DPMNE-në, le t’ju vlerësojë populli shqiptar,” – shton ai.

Në fund, Hoxha ngre një pyetje të drejtpërdrejtë politike ndaj kundërshtarëve:

“Apo mos vallë i besoni më shumë VMRO-DPMNE-së sesa shqiptarëve?”

Deklarata e tij vjen në një moment kur sondazhet për mbështetjen politike po nxisin përplasje mes subjekteve politike në kampin shqiptar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat