Ministria e Financave: Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

Maqedonia

Ministria e Financave: Realizim i qëndrueshëm i buxhetit në tremujorin e parë dhe rritje në anën e të ardhurave

Më: 3 prill 2026 Në ora: 16:35
Ministria e Financave

Nga Ministria e Financave në një kumtesë për media thonë se në tre muajt e parë të vitit 2026, Buxheti shënoi realizim të qëndrueshëm dhe rritje në anën e të ardhurave, duke treguar përmirësim të arkëtimit.

Nga MF thonë se të ardhurat e përgjithshme në Buxhet arritën në 81.2 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 5.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2025.

"Të ardhurat e përgjithshme tatimore u rritën për 4.7%, me ç’rast rritje më e lartë u regjistruar te tatimi mbi fitimin prej 23.6% dhe tatimi mbi të ardhurat personale prej 12.3%. Këthimi i TVSH-së u rrit për 17.3%, ose ndryshe u kthyen 12 miliardë denarë mjete ndaj ekonomisë. Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga detyrimet e importit janë më të larta për 9.1%".

"Të ardhurat jotatimore gjithashtu u rritën për 16.4% në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme janë 106.3 miliardë denarë, që paraqesin rritje prej 18.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar".

"Veçanërisht e rëndësishme është rritja e shpenzimeve kapitale, të cilat në tremujorin e parë arritën në 8.3 miliardë denarë, ku rezulton rritje prej 196.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke treguar dinamikë të përforcuar të realizimit të investimeve kapitale", thonë nga MF.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat