Drejtoi automjetin në kahje të kundërt në bulevardin e Kumanovës, privohet nga liria 51 vjeçari

Maqedonia

Drejtoi automjetin në kahje të kundërt në bulevardin e Kumanovës, privohet nga liria 51 vjeçari

Më: 11 prill 2026 Në ora: 20:54
Ilustrim

Arrestohet kumanovari për shkak se vozist në kahjen (drejtimin) e kundërt në njërin nga bulvardet e Kumanovës.

Sipas Sektorit per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, bëhet fjalë për kumanovarin 51-vjeçar i cili u kap duke lëvizir në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” Kumanovë.

Policia e kapi duke mos respektuar rregullat e trafikut.

“Me datën 10 prill rreth orës 4:00 të mengjesit, policia e SPB Kumanoves e arrestoi personin me iniciale O.D. (51) nga Kumanova”, njoftoi Ministria per Pune te Brendshme (MPB).

Pas dokumentimit te plotë te rastit, Policia e Kumanovës bën me dije se do te ndërmerren masa ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat