Voziti 182 km/h në rrugën Tetovë - Shkup, ndalohet 21-vjeçari nga Prilepi

Maqedonia

Voziti 182 km/h në rrugën Tetovë - Shkup, ndalohet 21-vjeçari nga Prilepi

Më: 16 prill 2026 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje (15.04.2026) në ora 14:10 në autostradën Tetovë-Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin E.H.(21) nga Prilepi.

"Gjatë një kontrolli në trafik, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve "Volkswagen Golf" me targa të Prilepit, të cilin e drejtonte E.H..

Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se ai po lëvizte me shpejtësi prej 182 kilometra në orë në vendin ku shpejtësia e lejuar me shenjë trafiku është e kufizuar në 100 km/orë".

"Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të vijojë parashtresa përkatëse", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat