Gjykatësi Osman Kadriu: Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në Maqedoni

Maqedonia

Gjykatësi Osman Kadriu: Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në Maqedoni

Më: 27 prill 2026 Në ora: 23:27
Osman Kadriu

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat vuri në pah nevojën për riformulim të preambulës së Kushtetutës, e cila sipas tij shqiptarët i definon si qiraxhinj.

Kadriu tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të huaj, por vendas.

“Në preambulë definohet “shqiptarët pjesë e popullit”, siç i përmendin edhe të gjithë etnikumet tjera, “pjesë e popullit”… Kjo ju lutem aludon në një situatë dhe tezë shumë të rrezikshme që flet se ne si pjesë e popullit, domethënë rastësisht kemi ndodh dhe jetojmë në Maqedoni, qiraxhinj me qenë këtu se kemi dalë prej shtetit tjetër, e kemi gabuar rrugën, jemi futur në Maqedoni dhe këtu jetojmë.

Ne nuk jemi këtu qiraxhinj dhe nuk jemi pjesë e popullit, ne jemi vendas këtu”, tha gjyqtari Osman Kadriu në intervistën për Alsat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat