Policia kryen bastisje për narkotikë në rajonin e Shkupit, në pranga një person

Maqedonia

Policia kryen bastisje për narkotikë në rajonin e Shkupit, në pranga një person

Më: 1 maj 2026 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Më 01.05.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Katllanovë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë privuar nga liria personin me iniciale L.D. (57).

Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij me urdhër gjykate, janë gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat