Siljanovska Davkova-Dan: Nevojitet thellim i bashkëpunimit ekonomik në mes Maqedonisë dhe Rumanisë

Maqedonia

Siljanovska Davkova-Dan: Nevojitet thellim i bashkëpunimit ekonomik në mes Maqedonisë dhe Rumanisë

Më: 5 maj 2026 Në ora: 11:43
Foto nga takimi

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova njofton se është takuar me presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan me të cilin ka biseduar për raportet në mes dy vendeve.

"Në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, u takova me Presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë, përfshirë edhe përmes grupit "Miqtë e Zgjerimit".Ne ramë dakord që marrëdhëniet e mira politike duhet të shoqërohen me një bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më dinamik.

Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat