Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person

Më: 11 maj 2026 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Një banor 89-vjeçar i Rosomanit vdiq pasi u godit nga një kamion, tha zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme - Veles, Ana Milevska Gjeorgieva.

Sot, në DPB–Kavadar u raportua se në orën 18:55 në rrugën rajonale Gradsko – Prilep, në Rosoman, një kamion “Scania” me targa të Kavadarit me rimorkio të drejtuar nga R.L., 45 vjeç nga Kavadari, ka goditur këmbësorin K.GJ., 89 vjeç nga Rosomani.

Këmbësori ndërroi jetë në vendin e aksidentit nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë – Kavadari e ka konfirmuar vdekjen e tij", shpjegoi ajo.

Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip policor nga DPB–Kavadar ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat