Privohet nga liria 36 vjeçari nga Manastiri për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”

Maqedonia

Privohet nga liria 36 vjeçari nga Manastiri për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”

Më: 16 maj 2026 Në ora: 20:13
Ilustrim

SPB Manastir ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Manastir ndaj M. Gj. (36) nga Manastiri për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “grabitje në tentativë”.

Nëpunës policorë nga SPB Manastir sot në orën 01:00, e kanë privuar nga liria M. Gj.

Ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri – pistoletë.

Sipas kallëzimit, ai më 30.04.2026, në orën 18:10, në një zyrë kreditimi me vendndodhje në rrugën „Stolarska“ në Manastir, është përpjekur të kryejë grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Mirepo nuk ia ka dalë dhe më pas është arratisur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat