Besimtarët muslimanë në Maqedoninë e Veriut dhe në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme islame që përcjell mesazhe paqeje, solidariteti dhe humanizmi.
Në Shkup, namazi i sabahut u fal në ora 04:29, lindja e diellit ishte në ora 04:59, ndërsa namazi i Kurban Bajramit u fal në ora 05:45.
Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e“Mustafa Pasha”, ku morën pjesë qindra besimtarë.
Pas faljes së namazit, qytetarët shkëmbyen urime për shëndet, mirësi dhe harmoni, duke vazhduar traditën e vizitave familjare dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.