MPJ e Maqedonisë së Veriut dënoi sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani

Maqedonia

MPJ e Maqedonisë së Veriut dënoi sulmin me dron rus që goditi një ndërtesë banimi në Rumani

Më: 29 maj 2026 Në ora: 16:15
MPJ e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut dënoi incidentin në Rumani pas rrëzimit të një droni rus në qytetin kufitar të Galatit.

Reagimi:

"Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon të paraqesë rrezik përtej kufijve të Ukrainës dhe kërcënon sigurinë rajonale.

Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Rumaninë dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Së bashku me aleatët tanë, ne mbetemi të përkushtuar për të ruajtur paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë aleancën", thonë nga MPJ e RMV-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat