Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Maqedonia

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 12:37
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ka marrë të gjitha rekomandimet pozitive nga Komisioni i Venecias.

Ai theksoi se me aktet nënligjore do të përcaktohet mekanizmi për zbatimin e saj.

Ndërsa Qeveria do të formojë një organ që do të monitorojë zbatimin e ligjit.

Lidhur me kritikat për shfuqizimin e balancuesit, Mickoski tha se ato janë të motivuara politikisht, duke theksuar se pikërisht partitë që sot janë në opozitë kishin vlerësuar më parë se balancuesi e kishte tejkaluar funksionin e tij dhe se duhej të zëvendësohej me një model të ri për përfaqësim të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat