Mucunski në Katar, nënshkruhen marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe bashkëpunimin diplomatik

Maqedonia

Mucunski në Katar, nënshkruhen marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe bashkëpunimin diplomatik

Më: 5 korrik 2026 Në ora: 16:25
Pamje nga takimi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë ka njoftuar se ministri Timço Mucunski, gjatë një vizite dyditore në Katar, zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë të këtij shteti.

Sipas ministrisë, gjatë takimeve u konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Në kuadër të vizitës u nënshkruan tre dokumente të rëndësishme, përfshirë marrëveshjen për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Po ashtu, u nënshkruan memorandume për vendosjen e konsultimeve politike dhe bashkëpunimin në fushën e edukimit diplomatik.

Sipas MPJT-së, këto dokumente krijojnë një bazë të re institucionale për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat