Policia e rajonit të Shkupit ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një trotineti elektrik në komunën Qendër.
Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur më 4 korrik, në intervalin kohor nga ora 17:00 deri në 20:00, para një objekti në këtë komunë.
I dyshuari, me inicialet A.Ç., është privuar nga liria rreth orës 21:00, pas denoncimit të rastit. Trotineti elektrik i vjedhur i është kthyer pronarit.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
“Më 04.07.2026, rreth orës 21:00 në Shkup, zyrtarët policorë të SPB Shkup arrestuan A.Ç. (34) nga Shkupi, pas një denoncimi se po atë ditë, në periudhën nga ora 17:00 deri në 20:00, para një objekti në komunën Qendër, kishte vjedhur një trotinet elektrik në pronësi të B.R. (38) nga Shkupi.
Trotineti elektrik i është kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.