Policisë së Maqedonisë së Veriut iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj policorë

Maqedonia

Policisë së Maqedonisë së Veriut iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj policorë

Më: 31 korrik 2026 Në ora: 17:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se Policisë së Maqedonisë së Veriut sot iu bashkuan 496 zyrtarë të rinj policorë.

Sipas tij, gjenerata e re e ka përfunduar trajnimin në kushte të rinovuara në Akademinë Policore, ndërsa nga shtatori do të rifillojë punën edhe Shkolla e Mesme Policore “7 Maji”.

Toshkovski theksoi se MPB-ja do të vazhdojë modernizimin me stacione të reja policore, pajisje bashkëkohore, automjete të reja, digjitalizim të shërbimeve dhe zbatimin e sistemit “Safe City”.

Ai shtoi se qëllimi i këtyre investimeve është rritja e sigurisë së qytetarëve dhe u uroi policëve të rinj një karrierë të suksesshme dhe profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat