Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri një orë për dalje nga vendi

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 10:31
Fotoilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Nga atje thonë se intensiteti i trafikut është rritur në rrugët jashtë zonave urbane, për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve.
"Në pikën kufitare Tabanoc, për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth një orë. Përafërsisht një orë pritet edhe në Bogorodicë, gjithashtu për dalje nga vendi.

Në pikat e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi", thonë nga LAMM.

LAMM u bënë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat