Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes

Maqedonia

Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 09:19
Fotoilustrim

Pas videos së publikuar dhe reagimeve të ashpra në publik, kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi mbrëmë se ka filluar pastrimi me mekanizim i deponisë së rrezikshme në Radushë.

Kjo e cila besohet se është kërcënuese për mjedisin dhe burimit Rashçe.

"Në vazhdën e aksioneve për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ndërmorëm aksion për pastrimin e deponisë në vendbanimin Radushë.

Ky është një tjetër hap në përpjekjet tona për të krijuar hapësira më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët.", njoftoi Elmazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat