Rrëzohet një pemë e madhe në Qendrën e vjetër tregtare në Tetovë, bllokohen disa automjete

Maqedonia

Rrëzohet një pemë e madhe në Qendrën e vjetër tregtare në Tetovë, bllokohen disa automjete

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 09:11
Fotoilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një pemë e madhe është rrëzuar në hyrje të Qendrës së vjetër tregtare në Tetovë.

Zhurma nga rënia e drurit ka shqetësuar banorët, ndërsa pema ka bllokuar një pjesë të hapësirës dhe degët kanë mbuluar disa automjete.

Në vend ka dalë policia dhe zjarrfikësit.

Deri tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar, ndërsa shkalla e dëmeve materiale ende nuk dihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat