QMK: Dy zjarre aktive, katër nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar

Maqedonia

QMK: Dy zjarre aktive, katër nën kontroll, ndërsa 25 janë shuar

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 09:50
Fotoilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në ambiente të hapura.

Prej të cilave dy janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 25 janë shuar.

Zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit në afërsi të fshatit Belicë dhe lokalitetin Kajorec, ku digjet një pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, dhe në Komunën Çuçer-Sandevë, afër fshatit Brest dhe lokalitetit Ramno, ku digjet një pyll i përzier.

"Zjarret në afërsi të fshatit Bence të Komunës së Makedonski Brodit, afër fshatit Taymishte të Kërçovës, në deponinë komunale në Dellçevë dhe afër fshatit Kopanicë të Komunës së Sarajit janë nën kontroll", thonë nga QMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat