Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave

Maqedonia

Nëntë shoferë të privuar nga liria, alkool, pa leje vozitjeje dhe shkelje të ndalesave

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 16:36
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Prej të cilëve katër kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë, ku një motoçiklist është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak, katër kanë drejtuar automjete pa leje të vozitjes, mes tyre edhe një i mitur nga Gostivari.

Ndërsa një shofer nga Vinica ka drejtuar pavarësisht ndalesës aktive për drejtimin e automjetit.

Për të gjitha rastet pas dokumentimit të të cilave do të pasojnë kallëzime penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat