Shoferi godet policin e Fronteksit dhe një traktor gjatë tentativës për t'i ikur kontrollit në Strumicë

Maqedonia

Shoferi godet policin e Fronteksit dhe një traktor gjatë tentativës për t'i ikur kontrollit në Strumicë

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 15:54
Fotoilustrim

MPB njofton se afër fshtatit Bansko të Strumicës ka ndodhur një icident, në të cilën një person duke dashur t'i ikë kontrollit ka goditur një polic të Frotneksit, i cili ishte nga Polonia.

"Më 13.09.2026, rreth orës 12:30, në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Novo Sellë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare me nëpunës policorë të Fronteksit, kanë vërejtur një mjet transportues „Ford Transit“ me targa të Strumicës të ngarkuar me dru, të cilin e drejtonte F.I. (33) nga fsh. Bansko.

Gjatë përpjekjes së ushtrimit të kontrollit ndaj F.I. dhe automjetit, F.I. e ka vënë në lëvizje automjetin dhe ka goditur një nëpunës policor të Fronteksit nga Polonia, e më pas edhe një traktor „IMT“, i drejtuar nga Gj.M. (52) nga fsh. Bansko.

Me këtë rast, lëndime të rënda trupore kanë pësuar nëpunësi policor dhe shoferi F.I., të konstatuara në Qendrën Mjekësore Strumicë. Një ekip hetimor i SPB Strumicë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se shoferi i traktorit Gj.M. e ka drejtuar mjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa shoferi i mjetit transportues "Ford Transit", F.I., është privuar nga liria.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat