Dyshohet se e theri me thikë një polic, Prokuroria hap hetim ndaj një personi nga Kratova

Maqedonia

Dyshohet se e theri me thikë një polic, Prokuroria hap hetim ndaj një personi nga Kratova

Më: 14 shtator 2026 Në ora: 19:23
Fotoilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore dhe propozoi masën e paraburgimit për një person, për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale - Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë.

"I dyshuari 40-vjeçar nga Kratova, më 11 shtator, sulmoi një person zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë publike që lidhen me parandalimin e një krimi dhe i shkaktoi oficerit të policisë lëndime të rënda trupore.

Kur dy oficerë policie përdorën forcë dhe hapën derën e mbyllur të dhomës në të cilën ndodhej i dyshuari, ai i sulmoi ata. Ai i shkaktoi lëndime të rënda trupore njërit prej oficerëve të policisë me thikë - një plagë me thikë dhe një prerje".

"Duke vlerësuar rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së veprës penale, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin", thonë nga Prokuroria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat