Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:59
Fotoilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.

"Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdese me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat