“Safe City” në Ohër, Kërçovë, Strugë dhe Dibër, zbatimi nis nga 12 tetori

Maqedonia

“Safe City” në Ohër, Kërçovë, Strugë dhe Dibër, zbatimi nis nga 12 tetori

Më: 25 shtator 2026 Në ora: 18:11
Fotoilustrim

Në SPB Ohër po përfundojnë përgatitjet për vënien në funksion të sistemit “Safe City”.

Nga 12 tetori do të nisë të funksionojë në të gjithë territorin e SPB Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, gjatë vizitës në Ohër, tha se në takime është diskutuar edhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, tregtinë ilegale dhe shpërndarjen e drogës.

Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se FRONTEX-i për herë të parë do t’i zgjerojë aktivitetet edhe në kufirin perëndimor, ndërsa aktivitetet e përbashkëta pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat