Privohet nga liria një person i dyshuar për përdhunimin e një të mituri në Tetovë

Maqedonia

Privohet nga liria një person i dyshuar për përdhunimin e një të mituri në Tetovë

Më: 26 shtator 2026 Në ora: 15:30
Fotoilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është privuar nga liria një 62-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet se ka përdhunuar një të mitur.

“Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar vetë R.N. (62) nga një fshat i Tetovës.

Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 të Kodit Penal.

Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat