Bastisje në Vallandovë, gjendet drogë, ndalohen dy persona

Maqedonia

Bastisje në Vallandovë, gjendet drogë, ndalohen dy persona

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 15:30
Fotoilustrim

MPB njofton se janë ndaluar dy persona nga Vallandova, të cilët dyshohen për posedim të narkotikëve.

"Më 28.10.2026, në Vallandovë, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Vallandovë i privuan nga liria A.A. (32) nga fsh. Çallakli, rrethina e Vallandovës dhe S.S.I. (34) nga fshati Gjopçeli, rrethina e Vallandovës.

Në bazë të urdhrit të gjykatës, ishin kryer bastisje në shtëpinë e A.A. në Vallandovë dhe në një automjet udhëtarësh „Alfa Romeo“, me targa të Gjevgjelisë, në pronësi të S.S.I., të cilin e shfrytëzonte A.A., me ç'rast në automjet ishte gjetur një lëndë pluhurore e bardhë.

Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të parashtrohet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat