KSHZ-ja miratoi një kundërshtim për të drejtën e votës në Bërvenicë, qytetarit iu mundësua të votojë

Maqedonia

KSHZ-ja miratoi një kundërshtim për të drejtën e votës në Bërvenicë, qytetarit iu mundësua të votojë

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 13:46
Fotoilustrim

Një kundërshtim lidhur me mbrojtjen e së drejtës zgjedhore është parashtruar deri më tani gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës. Kundërshtimi është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas së cilës votuesit në fjalë i është mundësuar të ushtrojë të drejtën e votës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, i cili tha se deri më tani është paraqitur vetëm një kundërshtim për këtë çështje.

“Lidhur me mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, deri tani është parashtruar një kundërshtim, i cili është miratuar dhe votuesit i është mundësuar të votojë”, deklaroi Mariçiq.

Sot në Bërvenicë po mbahen rrethi i dytë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Zgjedhjet për kryetar të ri të komunës mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat