Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi

Maqedonia

Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 12:46
Fotoilustrim

MPB Maqedoni njofton se nëpunës policorë nga NJPB Koçan, duke ndërmarrë masa dhe veprime, e privuan nga liria D.S. (43) nga Koçani.

Kjo për shkak të dyshimit se gjatë periudhës së kaluar ka kryer katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi në rrethinë të Koçanit.

"Në bazë të urdhrit të gjykatës, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që burojnë nga veprat penale të përmendura".

"Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personit do të ngrihet kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat