Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Maqedonia

Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 11:25
Fotoilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (11.11.2026), në orën 02:25, në rrugën "Taki Daskallot", në zonën e Draçevës në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria H.M. (49) nga Shkupi.

"Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, është ushtruar kontroll në një automjet udhëtarësh „Renault”, me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, me ç'rast janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë, tableta, marihuanë dhe një peshore".

"Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit.

Ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat