Asociacioni një etnik shtetin e Kosovës do ta fut në rrezik

Opinione

Asociacioni një etnik shtetin e Kosovës do ta fut në rrezik

Nga: Dedë Preqi Më: 23 tetor 2021 Në ora: 10:18
Dedë Preqi

Formimi i asociacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës, të cilën variantë po e përkrahin edhe përfaqësues të Evropës dhe vendeve tjera, duke e ditur domethënjën e kësaj ideje, e cila e ka një çëllim të caktuar, dhe ajo është vetëm « ndarja »e Kosovës. Si do që të lakohet ky term i asociacionit, duke paraqitë një rrezik për shtetin dhe sovranitetin e Kosovës, një rrezik që rritet në përpjestim me masën e çëllimit të organizuar, në përpjekje për të vendosur në themelet e shtetit të ri të Kosovës, edhe një autonomi të veçantë etnike, e cila mund t'i ketë gjitha kopetencat e veta ekzekutive dhe administrative.

Këtë projekt të Serbisë, e ka të njohur edhe Evropa, e cila po përpiqet që ta trajtojë Kosovën, pa të drejtë që të arrijë një kompromisë me Serbinë, duke ruajtur përherë një lloj privilegji ndaj saj, edhe pse fati i popullit të Kosovës, gjatë gjithë historisë së vet përshkohet dhe merr nuanca tragjike dhe tani përmes Asosacionit të Komunave etnikisht serbe, Evropa po e tregon misterin e vet që kishte edhe më herët ndaj shqiptarëve, sikur edhe tani po i shërbenë faktorit serb, që shkon edhe në favor të Rusisë, për ta destabilizuar Ballkanin.

Nuk qarkullon thjeshtë bindja se populli shqiptar gjatë historisë së vet do e gjenë vetën në këtë epokë historike tërësisht të rehatuar dhe të stabilizuar, përkundrazi sikur edhe më herët ka pretendime nga fuqitë e sllavizmit në krye me Rusinë dhe Serbinë, që këtë popull ta coptojnë sikur herave tjera, por për fat ky popull sikur edhe gjatë gjithë historisë së tij, e ka mbështetjen e fuqive të mëdha të botës, në veqanti SHBA-të, dhe Gjermaninë, që nuk do ti ndodhë një e keqe e tillë. Dhe sa i përketë Asosacionit të komunave një etnike serbe që përfshinë teritorin e veriut të Mitrovicës, në thelb të natyrës së saj, përveq politikës shofeniste të Serbisë, qëndron mbrapa saj edhe një politikë tjetër që vjen nga fryma Evropiane, e cila po i bënë presion Kosovës dhe qeverisë Kurti, që të bëjë një kompromisë të tillë, ku do të fitojë Serbia dhe do të rrezikohet shteti i Kosovës. 

Kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti, për Asosacionin në fjalë, sikur thotë populli, këmbët e arushës ia kanë lënë në dorë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, njëri e lozte rrolin e « gjarpërit » dhe tjetri rrolin e « dhelpërakut », të cilët e kanë bërë një lloj marrëvshje dhe sikur e kanë nënshkruar një gjë të tillë, ku brenda kësaj absoluteje, do të ndjehet nevoja e reagimit të popullit të Kosovës, dhe e përkufizimit të një arientimi të tillë, që nuk e lejon edhe Kushtetuta e Kosovës, duke e ditur se, formimi i Asosacioneve të komunave një etnike serbe, Kosovën do e fut në rrezik të ndarjes së teritorit të saj. Ky lloj lojaliteti dhe papjekurie politike e atyre liderëve që e bënë apo e nënshkruajnë një marrëveshje të tillë, erdhi nga etja dhe egoja e tyre për pushtet, erdhi falë asaj pa aftësie të tyre për t'i kuptuar politikat dhe rrethanat më mirë, apo vetëm për t’u pozicionuar dhe dominuar në pushtet. 

A duhet ta pyesim vetën, se kujna duhet ti ankohemi për gabimet dhe pa përgjegjësitë tona që ia shkakëtojmë vetvetes dhe për atë, kurrë nuk po rrafshohen problemet tona, të cilat në një përballje ndaj të gjitha padrejtësive anonime dhe të hapura po rriten aq shumë dhe me një intenzitet të madh, që duhet ti japim një domethënje apo rrugë, që na është ngarkuar në mënyrë të pa shmangshme.

Do të duhet vetëm një bashkim fuqish politike dhe një përqëndrim përpjekjesh të bazuara në njeriun e përkushtuar të këtij vendi me mish dhe me shpirt, duke hequr dorë nga lamitë e pushteteve kriminale dhe korruptive, për të vendosur një rend të ri dhe demokratik dhe funksional, i cili do t'i plotësonte nevojat dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi, dhe ky proces mund të përmbushet në marrëdhëniet dhe qëndrimet e harmonishme në mes subjekteve politike të vendit dhe me madhështinë e një pune dhe fryti të përbashkët, që përkon edhe me madhështinë e qëndrimit njerëzor të përkushtuar ndaj këtij vendi dhe këtij shteti.

Asosacioni i komunave një etnike serbe, që ka qëllimin e një anshëm të një formimi të një «pshurrshteti» një etnik serb në Kosovë, secili do ta përceptonte ndryshe, por zanafilla e kësaj krize qëndron në faktin e krijimit të një « autonomie serbe » brenda Kosovës, që do të qeveriste dhe funksiononte pa kopetencat dhe Kushtetutën e Kosovës, përmes ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë, si një ndarje formale e kësaj pjese të Kosovës.

Prandaj, kryeministër z. Albin Kurti, kjo ngjarje e ka marrë nuancën dhe përpjekjen e saj në ndarjen e veriut të Kosovës, që banohet me shumicën e popullatës serbe, të cilën po e mbështet edhe BE-ja, që në këto rrethana po atakohet qeveria e Kosovës, poashtu edhe ju përsonalisht jeni të rrethuar me presione të ndryshme, dhe gjendeni një kurthë të tillë, të cilën e kanë kurdisur të tjerët dhe tani jeni
të ngarkuar që të gjeni një kompromis me Serbinë, i cili kompromis nuk do të ishte ndryshe » MË MIRË TË JEPNI DORËHEQJE SE TË PRANONI NJË GJË TË TILLË ».

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat