Krimbat e urrejtjes ndërnjerëzore janë kah e shalojnë demokracinë evropiane!

Opinione

Krimbat e urrejtjes ndërnjerëzore janë kah e shalojnë demokracinë evropiane!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 28 tetor 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Nuk është mirë të lodhet lexuesi me krahasime të ngjarjeve që ndodhin në kohëra të ndryshme por kjo imponohet sepse e përbashkëta ogurzezë për djajt e këtijë shekulli është e njëjtë. . Personalisht nuk besoj në djallin por besoj në njeriun-djall, puna e të cilit kamuflohet me idenë se ajo është më e mira për të mirën e të gjithëve, ( për të mirën djallit) njëherit duke i dëmtue të tjerët në mënyrën më perfide!! Ideja e veprimit në fjalë i është përshtatë një strategjie vrasëtare-tinzare! Kjo strategji e brumosur nga etërit e së keqes njerëzore u shpërnda në të gjitha poret e jetës së këtyre fanatikëve me synimin se kështu do të realizonin plane për eliminimin e të pa «dëshirueshmëve».. Kjo fatëkeqësi n’a përvlojë edhe neve shqiptarëve të nëpërkambur në ish Jugosllavinë! Gjermanët e Hitlerit si duket paskan qenë nxënës të idesë serbo sllave për eliminimin e një kombi të pa dëshiruar në mesin e kombeve të tjera të Europës! Këtë farë të urrejtjes e mbuallën gjithëkah duke e shpërnda me stilin e viktimës e me vaje, që përkrahja e këtijë vajtimi të zinte vend për të besuar se këta nuk janë farkatarë të mizorive ndërnjerëzore! -Kështu vajton politika serbe edhe sot, por ky vaj ndodhë si duket për shkakun se nuk arritën të e realizojnë qëllimin e tyre jetësor!

-Shteti serb me bekimin e kishës ortodokse ishte dhe është kulmi i planit të vuajtjeve për ne shqiptarët! Nga kjo kuzhinë u servuan planet më të q’mendura kundër ardhmërisë kombëtare shqiptare... - Këtu më ra ndërmend një tregim nga të vjetrit e anës së Gjilanit, (e ndëgjur nga prof.dr. Hakif Bajrami) për një fshat serb n’rrethinë të anamoravës të cilët e kishin pas kundërshtua ndërtimin e një xhamije diku në afërsi të një rruge për në Gjilan e në kufi të një fshati serb!! Të parët e fshatit ishin pas shkue te naqellniku i rrethit dhe e kishin shpalos brengën.. I habitur për ankesën, pyet naqellniku se kush jeni ju? Ata njëzëri tregojnë se janë paria e fshatit! Shumë keq që ju mendoni se jeni më të menqurit! Ndëgjoni këtu; unë naqellniku, serb sikur ju e kam ndihmue ndërtimin e asaj xhamie me pesëqind banka t’kuqe, kurse ju e bëni të kundërtën! Edhe ju duhet të e ndihmoni! Qëllimi është ky; përderisa këta (turqit) mendojnë të ndërtojnë xhamia, ne nuk rrezikohemi fare, dhe se kjo e ndihmon planin tonë, por atëherë kur këta nuk bartim më qeleshe të bardhë dhe njëkohësisht fillojnë me ndërtue shkolla, kjo është e rrezikshme...... Falë dhunës së pa ndërprerë dhe identifikimit me (turqit) e pësuan me qindra mijëra shqiptarë në drejtim Anadollit!

-Ky ishte kulmi i të keqes për kohën. Nuk e din nga ke ardhë, s’besoj se e din nga ke për të shkue thoshte i madhi Reshat Arbana në një program televiziv. Pra këtu qëndron ai thelbi i arsimimit për të ashtuquajturën vetëdije kombëtare, e cila n’a mbajti gjallë përballë mizorive sllave! Kjo ndjenjë e shqiptarit u shtyp pa mëshirë me pretekstet më të shëmtuara nga ky sllavoracizëm i kulluar! Cka nuk bën për të penguar edhe shpalljen e Shqipërisë shtet, kur më pas edhe e nisën luftën e parë botërore pas atentatit mbi princin Austrohungarez - Franc Ferdinandi! Kjo ndoshta ishte shenjë revolte ndaj përkrahjes morale për Shqipërinë e vitit 1912! Këtu po citoj disa vargje nga libërthi EUROPIANZMI i autorit cek Patric Ourednik.. «Autori i bën një përshkrim njëqindvjetorit t’ fundit dhe se ky kompleton libërthin me krizat, tragjeditë njerëzore dhe iluzionet e përbaltosura të shpresës për një të ardhme më të mirë edhe në këtë Europën djallëzuar e më gjërë!! Pra e gjithë kjo hallakamë e shkruar n’a bën të kuptojmë se që nga viti 1900 e deri më sot, këta krimbat e urrejtjes ndërnjerëzore janë mundue të e shalojnë demokracinë edhe në Europë! Banori i po kësaj Europe ende shpreson për një të ardhme më të ndritshme edhe pse ai është i ulur këmbëkryq në një baltë të pistë e të trashëguar nga e kaluara (shkruan autori). Shkrimi i aurorit vazhdon me ligjet e para kundër njerëzimit, më konkretisht ligjin për sterilizimin e elementëve më pak të rëndësishëm në shoqëri, personat jo social e me të meta, me smundje si dhe personat problematik për shoqërinë..Pastaj me ngjarjet e vitit 1907 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës aprovuen ligjin për sterilizimin këtyre shtresave kinse me më pak vlera për shoqërinë! Gjithënjë me bekimin e mjekëve psikolog për personat në fjalë..aprovohej mizoria. Kjo valë e këtijë ligji kundër kësajë shtrese të njerëzimit muar hov edhe në Zvicërr e Danimarkë më 1929, pastaj në Norvegji më 1934 dhe më 1935 në Finlandë e Suedi! (Suedia e qmimit Nobel për letërsi), mbajti në fuqi këtë ligj deri në vitin 1975, prej nga edhe u sterilizuen 13810 medhkuj dhe 48955 femra!!! Në vendet komuniste Jugosllavi, Rumani e Cekoslovaki, mjaftonte një dëshmi e mjekut për të sterilizue një individ të pa vlershëm! (Nuk është për të mos dyshuar fare se në vazhdën e këtijë krimi e në msheftësi u sterilizuen edhe nëna shqiptare e rome....) Në Gjermani ky ligj hun në fuqi më 1933, atëherë kur nazistët erdhën në pushtet. Ndër të parët që u sterilizuen atje ishin fëmijët me prind të përzier, (Rhinbastarder) me nënë gjermane dhe baba ushtarak-franqez! Kurse më vonë, pikërisht në vitin 1941, pushteti i Gjermanisë formoj një njësit ushtarak special pë zhdukjen e qifutëve , kështu që mbrenda gjysmë viti i vran rreth 800.000 persona! Në total shifra e kalon pesë milionshin!!!

Fat i zi ishte edhe për romët , të cilët përfunduen në dhomat e gasit! Autori më pastaj ndalet në fillimin e luftës së parë botërore, pikërisht te atentati në Sarajevë 1914! Dora e zezë serbe, ishin ata që e vranë Franc Ferdinantin, kështu që Austro Hungaria i shpall luftë Serbisë kurse Gjermania Rusisë, Francës e Belgjikës. Falë efektivit të forcave të Austrisë në atë kohë, arrestuan të pestë konspiratorët e kësaj dore të zezë. Të gjithë u dënuan me burg të përjetshëm. Në burgun Terezin në Bëhmen, tre nga këta vdiqën kurse vetëm dy mbijetuan. (Kjo dorë e zezë ka veprue pa ndërpre në kohë edhe në Bosnje, Kosovë e vise tjera të banuara shqiptare)!! Pas luftës së dytë botërore u liruan këta dy dhe se u pritën si heronj në vendet e tyre!.(Edhe sot kështu mirëpriten kriminelët e Serbisë)!! Njëri nga këta u bë edhe profesor i filozofisë në Beograd. Ky ishte Qubrilloviqi famkeq..., i cili në elaboratin e tijë erdhi në përfundim se ne shqiptarët nuk kishim asgjë të përnashkët me kombet tjera në ish Jugosllavi, prandaj edhe ishim të pa dëshiruar.... ky plan iu dorëzua qeverisë së atëhershme serbe më 1937 dhe se ishte edhe vazhdimësi e gjenocidit ndaj nesh që kulmoj në vitin 1999... Falë forcave Veriatlantike, të cilat bën të parën luftë e cila do të mbahet mend në histori, si një luftë e një fitore nga largësia dhe ndaluan planprogramin e dizajnuar nga etërit e së keqes ndërnjerëzore» -Ndaluam një Aushvic të dytë, kështu tha zëvendës sekretari i Natos në fundin e janarit të këtij viti në përvjetorin e hebrenjëve) -Lexuesit të libërthit i kërkoj falje nëse ndonjë fjalë nuk i përshtatet përkthimit.

Hamdi Rafuna, Norvegj, dt:24.10.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat