Me cilën nënë po luan opozita dhe po bie në sy me aq ligësi?

Opinione

Me cilën nënë po luan opozita dhe po bie në sy me aq ligësi?

Nga: Dedë Preqi Më: 27 mars 2023 Në ora: 10:38
Dedë Preqi

Kemi vënë re kohën e fundit sikur opozitës nuk po i interesojnë çështjet madhore të shtetit, as problemet jetësore dhe ballafaqimet e popullit me këto probleme, vetëm i duhet fuqizimi i saj dhe të gjejë mundësi për të përmbysur pushtetin e Albinit, për të ardhë edhe njëherë në pushtetin e vet, sepse nuk mundet të jetojë pa të, për ti përmbushur orekset dhe qëllimet e veta klanore e partiake.

Si mund të ndjehet opozitë e dinjitetshme që po i thotë vetës shpeshherë, duke shaluar llojin e një politike të mbrapsht, në përbërjën e sëcilës ka gjithçka të neveritshme dhe aspak të lakmueshme, dhe dihet se kush ishte më herët, dhe sëcila qelizë e udhëheqjes së saj që dikur ishte në pozitë, e tregoi ardhmërinë e pa shpresë të këtij populli dhe vendi.

Deputet e kësaj opozite në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e PDK, dhe LDK, dëgjohen vetëm kur bëjnë zhurmë dhe kritikojnë e shajnë pa argumente, duke bërë gara se kush po i del kryeministrit përballë dhe me ia bërë «llugë» punën e tij dhe të qeverisë, poashtu duke e kritikuar e fyer kryeministrin për marrëveshjet me Serbinë, edhe kur këto marrëveshje e kanë mbështetjen e BE-dhe të SHBA-ve, duke pasur dhe një kordinim të përbashkët.

Është e tmershme kur e dëgjon sot deputetin e Parlamentit të Kosovës, nga opozita, jo duke kritikuar dhe debatuar për pikat dhe rendin e ditës, por duke fyer e sharë edhe me nënë, kryeministrin e vendit, siq e kemi rastin e fundit me nivelin më të ulët të një «akademiku» duke e sharë nënën shqiptare, përshkak se, ky kryeministër, jo që bënë marrëveshje paqësore me Serbinë, por sipas tyre po e tradhëton Kosovën…

Cili qytetar i vendit dhe ai më i thjeshti, do të pajtohet me një gjest të tillë dhe të ligësisë së opozitës, jo që duhet me i humbë shpresat, por si të mbahen ato shpresa dhe të ruajmë durimin, duke mbetur në mëshirën e njerëzve të tillë, që populli ua ka dhënë besimin, por ky popull është i fortë dhe e mbanë durimin deri në masë, sepse e mbanë sakrifica dhe gjaku i dëshmorëve tanë, që mos t’ua humbim vlerën dhe kuptimin e lirisë dhe dinjitetit që na dhanë, sepse as zoti nuk pret prej nesh të dëshpërohemi edhe pse vuajmë me mburrje, që të jemi në rrugën e drejtë dhe me meritë.

Dhe çështjen e marrëveshjes me Serbinë, duhet ta kuptojmë dhe përceptojmë si çështje e shtetit të Kosovës, dhe jo si çështje e kryeministrit Albin Kurti, dhe para se gjithash, nëse e kemi interesin e shtetit tonë, poashtu edhe mbështetjen e BE-së dhe të SHBA-ve, atëherë si mundemi këtë avantazh ta përkthejmë në disfavor dhe parimet që i ndërmerr kryeministri, quhen tradhëti, ndërsa ato të vetat që i nënshkroi për Asociacionin serb, i quajnë parime të drejta.

Qëllimi i këtyre fjalëve është gjetja e kuptimit të plotë e një politike të mirëfilltë në mes pozitës dhe opozitës në shtetin tonë, por jo, kjo politikë të merr formën e të qenit vazhdimisht të përçarë dhe të ndarë në klane e grupe të bandave partiake ku jemi humbës të gjithë, dhe opozita me cilën nënë po luan në këtë mënyrë, duke e ditur se e kemi një nënë pa dallim, a është nëna e pozitës apo e opozitës, një nënë shqiptare të gjithë e kemi o, shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat