Në zgjedhjet e sotshme në Himarë mungojnë ''rastësisht'' 6 mijë votues. 23 mijë janë të gjithë dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar ato u fituan me një diferencë prej 19 votash. Arsyeja, u kanë skaduar kartat e identitetit. Në zgjedhjet e vitit 2023 u lejuan të votonin, u lëshua një shkresë nga qeveria dhe kaq. Sot nuk ndodhi. Megjithëse nga ana tjetër nga këta votues, ata që janë me bindje pro shtetit a pro qeverisë, mud ta rinojvojnë kartën brenda orës. Ata që janë me nerva opozitare, i kanë sportelet e mbyllura. Dhe ajo çfarë është e vertetuar këta 6 mijë janë nga zonat me prirje djathtas.
Sivjet kjo masë zgjedhore duhet të hiqet qafesh etj.., kjo është direktiva. Pra më e shumta e tyre janë nga ata që votuan kandidatin që fitoi zgjedhjet në muajin maj 2023. Ai që u dënua publikisht për vjedhje zgjedhjesh, por që vjedhja nuk u vertetua kurrë. Ai që u dënua po publikisht edhe nga shoqëria shqiptare si armik i egër kundër kombit shqiptar, dënim social i mendësisë së hakmarrjes nga shkolla e kolektive e kohës së Enverit. Kur u pyet kryetari i komisionit zgjedhor, ai tha se ishte në dijeni të këtij ekuivoku, por se ishte përgjegjësi e qeverisë dhe e forcave politike.
Teknikisht ai mund të përdorte po të njëjtën shkresë zgjedhjet e kaluara pasi edhe këto zgjedhje i përkasin po atij sesioni zgjedhor pavarsisht vitit kalendarik, por nuk e bëri. Dha një përgjigje bajate të gjoja një kryekomisioneri ''të pavarur''. Kësisoj nuk ia vlen të hamendësosh nëse ia lejon apo jo dorëheqjen, kostumi i kryetarit të një komisioni edhe ky gjoja ''i pavarur'' etj. Duke shtuar nga ana tjetër faktin që shteti kandidon një gjirokastrit për Himarën.
Një gjirokastrit i cili bëhet ''himarjot'' brenda muajit, pavarsisht se Kushtetuta thotë tjetër gjë, edhe ky ''grek'', pavarisht se shqiptarët u çorrën sytë njëri-tjetrit për punë grekërish. Shkurt, vetëm të jesh idjot e të besosh se sa të lira janë zgjedhjet në Shqipëri, të jesh humbamen që kërkon karamele dhe të mendodh se në Shqipëri bëhen zgjedhje. Dhe e fundit, me Edi Ramën, as nuk ka dhe as nuk ka për të patur ndonjëherë zgjedhje.