Bashkëshortja e Valon Behramit, lufton për titullin e botës

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit, lufton për titullin e botës

Nga: K.Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Bashkëshortja e Valon Behramit, lufton për titullin e botës

Skiatorja Lara Gut po lufton për titullin e kampiones së botës, ndryshe është bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, ish reprezentues i Zvicrës.

Lara ka shënuar fitore të madhe dje në supersllallom të madh dhe ka përforcuar edhe më shumë hapin në luftë për titullin e kampiones së botës.

Në disiplinën e supersllallomit të madh, Gut Behrami, udhëheq me 445 pikë, pasojnë Suter 250, Tippler 240 pikë etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova kryeson me 989, ndërsa Gut-Behrami  është në pozitën e dytë me 947 pikë, Gisin 807 etj.  

Behrami vetëm 42 pikë është larg pozitës së parë në renditjen e përgjithshme.
Gut Behrami ka shënuar fitoren e katërt radhazi në disiplinë e supersllallomit të madh dhe fitorja e saj e 30-të në Kupën e Botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat