Ted Ligety i jep fund skijimit aktiv me 19 shkurt

Skijim

Ted Ligety i jep fund skijimit aktiv me 19 shkurt

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Ted Ligety i jep fund skijimit aktiv me 19 shkurt, foto Reuters

Dy herë fituesi olimpik, amerikani Ted Ligety (36 vjeç), ka njoftuar fundin e karrierës së tij në ski pas Kampionatit Botëror që aktualisht po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Gara e fundit e karrierës së tij do të jetë sllallomi i madh me 19 shkurt.

"Unë i dhashë gjithçka që munda këtij sporti dhe i jam mirënjohës për gjithçka", - ka shkruar mes të tjera Ligety në Instagram.

"Unë e dua këtë sport dhe jam kënaqur shumë në Kupën e Botës për 17 vitet e fundit. Unë kam arritur ëndrrën time të fëmijërisë për të fituar një medalje të artë olimpike, të artat në kampionatet botërore dhe kupat e botës, por është koha të jem me familjen time”, - tha më tej.

Skiatori amerikan ka fituar dy medalje të arta olimpike për gjatë karrierës së tij. Në Torino, në vitin 2006 ai festoi në kombinim para Ivica Kosteliqit dhe në vitin 2014 në Sochi, ishte më i miri në sllallomin të madh.

Ligety gjithashtu ka pesë medalje të arta nga Kampionate Botërore, duke fituar tre në Schladming në vitin 2013 në sllallom të madh, në kombinim dhe supersllallom, duke u bërë skiatori i parë që fiton tre ose më shumë medalje të arta në një Kampionat Botëror pas francezi Jean-Claude Killy që fitoi në vitin 1968, katër të arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat