Gruaja e Valon Behramit shkëlqen në Andorra, fiton trofeun e çmueshëm 

Skijim

Gruaja e Valon Behramit shkëlqen në Andorra, fiton trofeun e çmueshëm 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 mars 2023 Në ora: 11:46
Lara Gut-Behrami

Lara Gut-Behrami është kampione e re e disiplinës së supersllallomit të madh, që u mbajt në Soldeu të Andorrës.

Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behramit, Gut Behrami, ka treguar formë të lartë, duke shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:26,70 minuta.

Gut - Behrami ka fituar trofeun e çmueshëm, “Globin e vogël të kristaltë”.

Image

Lara Gut - Behrami

Ajo la pas vetes për 22 qindtat italianen Federica Brignone dhe për 47 qindtat norvegjezen Ragnhild Mowinckel.

31-vjeçarja zvicerane fitoi globin e saj të katërt të vogël kristaltë, të gjitha në supersllallomin e madh. Ajo ishte më e mira në këtë disiplinë në vitet 2014, 2016 dhe 2021.

Në renditjen e supersllallomit të madh, Gut Behrami është kampione me 413 pikë, duke lënë pas Brignonen me 368 e Mowinckel me 366.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin udhëheq me 2046 pikë, pasojnë Gut-Behrami (1167) e Brignone (1069).

Renditja 

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:26,70
2. Federica Brignone (Italia) +0,22
3. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0,47
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,55
5. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,82
6. Cornelia Hutter (Austria) +0,83
7. Spfia Goggia (Italia)    +1,03
8. Marta Bassino (Italia) +1,15
9. Kajsa V. Lie (Norvegjia)    +1,19
10. Elena Curtoni (Italia)    +1,23

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat