Skiatorja austriake Julia Scheib ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në Are të Suedisë.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:22.41 minuta, duke lënë prapa për 36 qindtat amerikanen Paula Moltzan dhe për 75 qindtat Alice Robinson nga Zelanda e Re.
Lara Colturi e Shqipërisë e ka mbyllur në vendin e shtatë garën e sllallomit të madh.
Në renditjen e përgjithshme të sllallomit të madh, Scheib udhëheq me 560 pikë e ndjekur nga Rast me 471, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin prin me 1141, duke lënë prapa Aicher me 1016.
Renditja
1. Julia Scheib (Austria) 2:22.41
2. Paula Moltzan (SHBA) +0.36
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.75
4. Emma Aicher (Gjermania) +1.74
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +2.22
6. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +2.32
7. Lara Colturi (Shqipëria) +2.50
8. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.55
9. A.J. Hurt (SHBA) +2.59
10. Asja Zenere (Italia) +2.78