Tronditëse, sportisti i madh shqiptar, ja sa kilogram i humbi pas luftës së ashpër me virusin

Sporti

Tronditëse, sportisti i madh shqiptar, ja sa kilogram i humbi pas luftës së ashpër me virusin

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:43
Tronditëse, sportisti i madh shqiptar, ja sa kilogram i humbi pas luftës së ashpër me virusin

Ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, ka një mesazh konkret për opinionin.

Tërstena fitoi luftën me armikun e padukshëm Covid 19. Sportisti i madh shqiptar më shumë se dy javë qëndrojë i shtrirë në njërën nga spitalet në Shkup. 

“Për të gjithë milionerët dhe miliarderët pa marrë parasysh se çfarë kombi dhe besimi keni, maqedonas, shqiptar, turk apo ndonjë komb tjetër.

Të kesh Covid 19 është e trishtuar dhe shumë e pasigurt, ai është aq i heshtur dhe vdekjeprurës, 20 ditë, unë isha në situatën më të vështirë në jetën time, luftoja me  koravirusin në një spital për jetë ose vdekje. Falë Zotit, unë e kapërceva rrezikun e madh, për këto ditë që isha në spital. 

Të dashur miq, me këtë dua t'ju tregoj se sa i rrezikshëm është koronavirusi, unë kam humbur 16 kg nga kjo sëmundje dhe imagjinoni sa është dallim i madh, kur unë, atëherë isha si një djalosh  i ri, si sportist për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike është dashur për tre - katër muaj të humbi 12 kg nga pesha trupore dhe jo si tani, për 20 ditë që kam humbur 16 kg nga ky i mallkuari virusi 

Mjekët më thanë se duhet një proces shumë i gjatë shërimi dhe ndoshta nuk mund të jem kurrë ai që isha.

Njerëz të dashur, unë kam një mesazh për të gjithë ata patriot të mëdhenj, biznesmenë që në emër të këtij vendi dhe popullit janë bërë milionerë dhe miliarderë, pa marrë parasysh se çfarë kombi dhe besimi keni.

Tani është koha që ju të tregoni patriotizmin tuaj, ju duhet të ndihmoni popullin  tuaj tash në kohërat më të vështira, ku çdo ditë vdesin nënat, baballarët, të moshuarit dhe të rinjtë tanë, të afërmit, miqtë tanë, vëllezërit dhe motrat.

Ne nuk duhet të presim vetëm dikënd nga jashtë për të na  dhëne ndihmë për një injeksion. 

Jo, jam i sigurt që të gjithë ju që Zoti ju ka dhënë kaq shumë pasuri dhe jani bërë milionera, asgjë nuk është për ju dhe të gjithë mund të blini së bashku vaksina kundër kovidiumit 19 dhe të shpëtoni popullin tuaj.

Ne nuk duhet të presim vetëm ndihmën nga shtetin, 70 vjet më parë John Kennedy kur tha - mos prisni se çfarë do të bëjë shteti për popullin, por edhe populli duhet të bëjnë diçka për shtetin. Kjo është dita për patriotizmin më të madh, për të shpëtuar popullin nga ku po vdesin çdo ditë nga ky Covid-19 i mallkuar.

Unë nuk e di se çfarë te them  tjetër, ndoshta dikush do të thotë pse ju nuk ndihmoni. Po, unë me të vërtetë jam një sportist i shqiptar që kam sjellë aq shumë medalje, fitore, trofe nga e gjithë bota por nuk jam milioner. Po të isha milioner me shumë kënaqësi dhe shumë krenari dhe nga zemra do të ndihmoja popullin sikur që kam ndihmuar çdoherë në kohët më të vështira. 

Çfarë tjetër të them gjithçka mund të bëhet vetëm nëse ke zemër dhe vullneti mund të ndihmosh njerëzit. Dhe njerëzit do ta kujtojnë atë. Zoti e bekoftë popullin tonë.
Me shumë respekt, sportisti i juaj”, ka shkruar Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat