Çurlinov: Nëse i përmbushim detyrat e kërkuara nga trajneri, rezultatet do të vijnë

Futboll

Çurlinov: Nëse i përmbushim detyrat e kërkuara nga trajneri, rezultatet do të vijnë

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 11:19
Futbollisti Darko Çurlino

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nesër mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen e fundit, të gjashtën në fazën e grupeve të Ligës B të Ligës së Kombeve. Kundërshtare do të jetë përfaqësuesja e Sllovenisë.

Për fitoren e parë në këtë cikël shpreson futbollisti Darko Çurlinov, i cili është rikthyer në ekipin kombëtar.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe më vjen keq që nuk munda të ndihmoja muajin e kaluar në katër ndeshjet e para. Luajtëm mirë në Skoci, por fati nuk ishte në anën tonë. Duhet të paraqitemi edhe më mirë dhe, nëse në fushë e zbatojmë atë që kërkon trajneri nga ne, rezultatet sigurisht që do të vijnë”, deklaroi Çurlinov.

Ndërkohë, Dimitar Mitrovski, i cili për shkak të një lëndimi mungoi në ndeshjen në Glasgou, tani është rikuperuar dhe mund të jetë në dispozicion për përballjen me Slloveninë.

“Pas lëndimit ndihem më mirë, po stërvitem normalisht dhe sonte do të vendosim nëse do të luaj apo jo. Sllovenia është një ekip kompakt, që luan shumë mirë në tranzicion dhe besoj se do të synojë fitoren. Ne duhet të japim maksimumin dhe të përpiqemi t’i fitojmë tri pikët”, tha Mitrovski.

Ndeshja do të zhvillohet nesër, më 16 nëntor, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat