Serbët të hallakatur nga debakli në Kosovë, akuzojnë Evropën 

Sporti

Serbët të hallakatur nga debakli në Kosovë, akuzojnë Evropën 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 12:14
Serbët të hallakatur nga debakli në Kosovë, akuzojnë Evropën 

Serbia si gjithmonë me propagandën e sojit të saj, tani i turret sportit të Republikës së Kosovës. 

Serbët janë hallakatur nga inati, jo vetëm që pësuan humbje në qytetin e bukur të Pejës por edhe u eliminuan nga garat e Kupës së Evropës në hendboll.

Serbët nuk pajtohen me humbje, nuk mund të besojnë se Borci nga Banjalluka është poshtëruar me rezultat 29:22 nga kampioni i Republikës së Kosovës, Besa Famgas nga Peja, duke ia zhvlerësuar fitoren në Banjallukë me 28:25.

Vet drejtuesit e klubit të Borcit nga Banjalluka, etnitet serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, e pranuan humbjen duke thënë se luajtën dobët. 

Tani mediat në Serbi  e në Banjallukë, mundohen t’i hidhen hi syve opinionit serb.

Gënjeshtrat e tyre po i kupton edhe vet populli serb, duket se janë lodhur me ta! 

“Sportistët nga Republika Srpska përjetuan shqetësime të mëdha në ndeshjen në Kosovë dhe Metohi nën kujdesin e EHF-së (Federata e Hendbollit Evropian. Hendbollistët e Borcit të Banjallukës janë gjuajtur me gurë nga huliganët shqiptarë në Pejë!

Sportistët nga Republika Srpska shkuan në Kosovë e Metohi për ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të EHF Eurocup dhe përjetuan një sërë shqetësimesh”, gënjen në mënyrën më të paskrupullt “Kurir”.

Serbët i turren edhe Evropës, iu ka faji për humbje dhe për eliminim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat