Me ftesë të Komitetit Olimpik të Evropës, bashkë me presidentin Ismet Krasniqi dhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, po marrim pjesë në Asamblenë Gjenerale të EOC-ut, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.
Ky takim është shumë domethënës për krerët e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme që kanë të bëjnë me Lojërat Evropiane "Stamboll 2027", EYOF-i dimëror "Bakuriani 2025", EYOF-i veror "Shkupi 2025", dhe shumë tema tjera.
Përveç kësaj Ismet Krasniqi, Besim Aliti (sekretar i përgjithshëm) e Kelmendi, po takohen edhe me krerët e Komiteteve Olimpike të Shteteve të ndryshme, duke diskutuar për gjërat që i preokupojnë në sport e kur tani jemi në prag të Lojërave Olimpike – “Parisi 2024”..