Schalke 04 dhe Stuttgart kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së 10-të të Bundesligës, e cila përfundoi me rezultat 0:0 në stadiumin “Veltins-Arena”.
Skuadra vendase vazhdoi të tregojë përmirësim në lojë, por nuk arriti të konkretizojë rastet e shumta të krijuara, duke mbetur sërish pa fitore dhe pa gol në stadiumin e saj. Edhe Stuttgarti pati mundësitë e veta, veçanërisht në pjesën e parë, por nuk arriti t'i shfrytëzonte.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 73-të, kur Schalke duhej ta kishte shënuar golin e epërsisë.
Megjithatë, si kapiteni Kenan Karaman, ashtu edhe Aouchiche, i cili u ndal nga një ndërhyrje fantastike rrëshqitëse e Jeltschit, shpërdoruan mundësinë për ta dërguar topin në rrjetë. Tifozët vendas veçse ishin ngritur në këmbë për të festuar golin, por topi nuk futet në rrjetë.
Pavarësisht rasteve të shumta dhe lojës së hapur nga të dyja skuadrat, rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Schalke vazhdon të vuajë për fitore dhe gola në stadiumin e vet, ndërsa Stuttgarti humbi mundësinë për të marrë tri pikë në garën për pozitat e larta të tabelës.