Në qytetin e Durrësit u zhvillua Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes, një event organizuar nga FSHP-ja dhe ku morën pjesë rreth 50 shtangistë. Një aktivitet ku munguan mjaft nga yjet e këtij sporti, ndërsa në disa pesha u garua me vetëm një sportist.
Shtangistja e Teutës, Enkileda Carja, e cila garoi në peshën 64kg, u shpall si peshëngritësja më e mirë e kampionatit. Ajo arriti të vendosë edhe tri rekorde kombëtare në këtë peshë, me 95kg në shkëputje, 113kg në shtytje dhe 208kg në dygarësh.
Te meshkujt, sportisti më i mirë doli Kristi Ramadani, që garoi në peshën 81kg për Tiranën. Ai realizoi 161kg në shkëputje, 196kg në shtytje dhe 357kg në dygarësh. Skuadra e Tiranës u shpall kampione e dyfishtë për vitin 2024, duke triumfuar si me meshkujt ashtu dhe me femrat.
Kampionet-Femra
4545, Anita Nurka (Tirana)
49kg, Mira Nazaj (Partizani)
55kg, Desjana Koni (Partizani)
59kg, Julia Alihasani (Tirana)
64kg, Enkileda Carja (Teuta)
71kg, Joana Skëndeo (Tirana)
76kg, Maida Lozi (Partizani)
81kg, Elona Allmuça (Partizani)
+87kg, Arjeta Rade (Teuta)
Kampionët-Meshkuj
61kg, Antonio Mullisi (Vllaznia)
67kg, Sajmir Lagja (Vllaznia)
73kg, Arbër Çerçizi (Apolonia)
81kg, Kristi Ramadani (Tirana)
89kg, Samuel Bishanaku (Tirana)
96kg, Ertjan Kofsha (Shtërmeni)
102kg, Ardit Onuzi (Tirana)
+109kg, Rilind Hysa (Teuta)